Zbulimi i ri nën Meksiko Siti vjen plotësisht i tmerrshëm teksa shpalos traditën për sakrifikimin e njerëzve gjatë kohës së fisit të aztekëve.

Kulla e ngritur përmban më shumë se 650 kafka, shumica e të cilave u takojnë grave dhe fëmijëve. Kjo kullë është zbuluar jo shumë larg Templo Major, tempullit kryesor aztek në qytetin  Tenoçtitlan, që ishte emri i dikurshëm i Meksiko Sitit.  Arkeologët besojnë se kafkat “e renditura” formojnë "Tzompantli", përkatësisht raftet skeletore siç ishin bërë dikur për të frikësuar konkuistadorët spanjollë. 

Këto kafka të renditura ishin ngritur kryesisht nga armiqtë e kapur, por për zbulimin e fundit duket se ka të bëjë me ritualin e sakrifikimit tek aztekët.

 “Mendojmë se viktimat janë kryesisht meshkuj të rinj, luftëtarë. Pikëpyetje janë gratë dhe fëmijët, pasi besohet se pak prej tyre kanë shkuar në luftë. Ka ndodhur diçka për të cilën nuk kemi pasur ndonjëherë të dhëna dhe kjo është krejtësisht diçka e re”, tha bio-antropologu Rodrigo Bolanos.  

Nënshtrimi i sakrificës njerëzore ishte praktikë në mesin e aztekëve dhe kulturave tjera gjysëm amerikane.

[gallery]22940[/gallery]

Ritualet janë kryer si një dhuratë për perënditë dhe konsideroheshin i nevojshëm për të siguruar besimin e njerëzve. 

Ndryshe, aztekët ishin të njohur për rituale brutale të sakrificave njerëzore.

Priftërinjtë që kryenin ceremonitë e sakrifikimit i merrnin aztekët sa ishin gjallë i rrihnin me shkopinj dhe më pas i hidhnin nga maja e tempullit dhe trupi rrëzohej deri në fund të shkallës së parë ku një prift tjetër me një thikë, u nxirrte zemrën sa ishin ende gjallë dhe më pas u priste kokën.

Sakrificat kanë vijuar deri në vitet e mëvonshme ku një prej masakrave më të mëdha ka qenë ajo e vitit 1 487 ku Aztekët sakrifikuan 80 mijë e 400 të burgosur brenda 4 ditësh.

Megjithatë historianët shprehen ende skeptikë për këtë.

(d.b/Shqiptarja.com)