Si sot katër vite të shkuara, mora njoftimin zyrtar se me urdhër të kryetarit të Gjykatës, kontrata ime e punës ishte ndërprere ... d.m.th, u pushova nga puna pa asnjë njoftim paraprak, siç e parashikon Kodi i Punës!
Përkundër besimit të shumicës së miqve dhe kolegëve juristë, e përkundër edhe këshillave të tyre "që të mos i bija murit me kokë" vendosa që këtë paligjshmëri të mos e lija me kaq, por ta padisja në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë!
Po po... vendosa të padis Gjykatën e Lartë për shkelje të ligjit gjatë ndërprerjes së marrëdhënies kontraktore të punës!
Sepse nuk mund të pranoja kurrsesi që institucioni që duhet të garantojë zbatimin e përpiktë të ligjit, në fakt ta shkelë ligjin si patëkeq!
Kësisoj nisi kalvari 4-vjeçar për të bërë drejtësi...
1. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi moskompetencën në datën 03.02.2014 nëpërmjet vendimit nr. 1370 dhe ia kaloi çështjen për gjykim, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë;
2. Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë vendosi në datë 24.04.2014 nëpërmjet vendimit 1867, pranimin e padisë dhe detyrimin e palës së paditur Gjykata e Lartë që të më dëmshpërblejë.... (cit.) "...si pasojë e shkeljeve ligjore të kryera prej saj, në zgjidhjen e njëanshme të kontratës së punës."
3. Gjykata Administrative e Apelit, Tiranë në datën 19.02.2015 nëpërmjet vendimit nr. 301 vendosi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë!
... e nëse kjo nuk ishte e fortë, këtu fillon gallata!
4. Kundër këtyre vendimeve ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë ... vetë Gjykata e Lartë (palë e paditur) e cila kërkon (cit) "...rrëzimin e padisë" nëpërmjet vendimit nr. 281, datë 20.05.2015?!
5. Dhe u deshën jo pak, por dy vjet që Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë të shprehej dhe të vendoste me 19.04.2017:
Cit. "Mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala e paditur Gjykata e Lartë ... "
Pra, Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga institucioni Gjykata e Lartë!!! 4 vjet miq...
4 vjet mu deshën mua avokatit me licencë që të vë të drejtën time ne vend; Imagjinoni sorollatjen për qytetarin e thjeshtë!!!
Ndër shumë arsye që kemi parashtruar gjithë këto kohë kur kemi kërkuar votën e shqiptarëve për Partinë Socialiste, ndër më kryesoret ka qenë:
"- Na ndihmoni me votë të reformojmë gjyqësorin!"

Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com