​Ky është Mirko, i dashuri
brazilianes Andresa

​Ky është Mirko, i dashuri<br />brazilianes Andresa
Ajo është gjithmonë e buzëqeshur, e këndshme dhe plot pozitivitet dhe këtë na e tregon çdo të dielë në “E diela shqiptare”.  

Po flasim për Andressën, brazilianen e famshme që tashmë prej vitesh është një nga personazhët më të dashur të ekraneve. Por kush është partneri i balerinës, që e shohim përkrah Ardit Gjebreas çdo javë? Ai quhet Mirko dhe është italian. Ndoshta këtë e keni dëgjuar, por me gjasa pak dini për lidhjen e tij me Shqipërinë dhe njohjen me Andressa Ambrosio. Sipas informacioneve, Mirko është jurist dhe përfaqëson në Shqipëri një firmë italiane në çështjet juridike.

Madje në një intervistë pak kohë më parë për një revistë, Andressa rrëfen me detaje njohjen.

Prej pak vitesh je vendosur ne Shqiperi. Si erdhe ketu?
Siç kam shkuar kudo tjeter, prej punes. U kontraktova se bashku me disa balerine te tjere
nga Brazili per te kercyer ketu per disa kohe. Kemi ardhur ne vigjilje te Krishtlindjeve te
vitit 2009. Une erdha ne Shqiperi me mendimin se do qendroja per maksimumin gjashte muaj, por gjerat erdhen ne menyre te tille dhe… ja ku jam, ende ketu.
Çfare te beri te qendrosh ne Shqiperi per nje kohe kaq te gjate?
Perveç faktit qe jeta ketu me pelqen, arsyeja kryesore ishte i dashuri im, Mirko, qe punon
prej vitesh ne Tirane.
Si u njohe me Mirkon?
Isha rruges per ne Tirane; isha tranzit ne Rome, ku do merrja pastaj avionin qe do me
sillte ne Rinas. Aty u njoha me Mirkon. Nisem te shkembenim disa fjale qe ne aeroport,
pastaj udhetuam bashke drejt Tiranes. Lindi menjehere nje simpati mes nesh; perpara se te
ndaheshim ne aeroportin e Rinasit, shkembyem numrat e telefonit.
Dhe pastaj, kur u takuat serish?
Pas dhjete ditesh. Mirko e njihte mire Tiranen, sepse kishte kohe qe punonte ketu. Ishte nje
guide dhe shoqeri e mire, (buzeqesh).
Çfare pune ben Mirko?
Eshte avokat. Kur une erdha ne Shqiperi, ai kishte rreth nje vit e gjysme qe ishte vendosur me pune ne Tirane.
Po thua se vendose te qendrosh ketu per hir te dashurise?
Mund ta themi dhe kete. Per Mirkon lashe gjithçka qe kisha ne Brazil… Shkollen e kercimit, miqte, familjen dhe Rion. Mendon se ia ka vlejtur sakrifica?
Pa diskutim! Pastaj, mua me pelqen shume Tirana.


(Mirko dhe Andressa)



Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës