​Ky produkt që e konsumoni çdo ditë
ushqen qelizat kancerogjene

​Ky produkt që e konsumoni çdo ditë<br />ushqen qelizat kancerogjene
Gjithmonë dhe më shumë po informohemi mbi produktet që konsumojmë dhe që janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.

Nga studimet e bëra në vite, del se sheqeri artificial ushqen në mënyrë alarmante qelizat kancerogjene brenda trupit tuaj.

Në vitet  1920, nobelisti, Dr. Otto Warburg, kishte lançuar teorinë se qelizat kanceroze ushqehen me sheqer.

Ai besonte se kur trupi ushqehej me sheqer, inkurajonte progresin e kancerit.

Sot dimë se konsumimi i tepërt i sheqerit e bën trupin rezistent ndaj insulinës.

Kur ndodh kjo, trupi, si pasojë e çrregullimeve të ndryshme, e stimulon rritjen e qelizave kanceroze.

Çelësi për të shmangur sëmundjen e kancerit dhe shpërndarjen e qelizave kanceroze në organe tjera të trupit, është duke e shmangur konsumimin e sheqerit artificial.

Ushqimet me sheqer natyral, si frutat, e furnizojnë trupin me vlera ushqyese dhe vitamina, por ushqimet me sheqer artificial, kanë shumë pak përfitime shëndetësore dhe vetëm sa i dëmtojnë qelizat tuaja.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike