Bujo iku! Gjenerali, komandanti, patriarku i skenës së filmit e teatrit sot 'doli' për herë të fundit nga banesa e tij.
“Në rast se vdes, të dal nga shtëpia ime”. Ky ishte dhe amaneti që la i madhi, Bujar Lako.
Aktori e kishte lënë amanet që ceremonia të mos bëhej në institucionet shtetërore, por në familje. Gjithashtu i biri i aktorit Bojken Lako ka shpërndarë lajmërime për miqtë e dhe të afërmit për oraret e ngushëllimit.
Homazhet për përcjelljen e ikonës së aktrimit Bujar Lako janë mbajtur në shtëpinë e tij pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.
Me një ceremoni të vogël private, familjarë e miq e të afërm i pëshpëritën pranë arkivolit fjalët e fundit.
Më pas trupi i tij u përcoll në varrezat e Sharrës duke lënë pas një boshllëk të madh.
Zemra e aktorit të njohur i pushoi rrahjet në moshën 68-vjeçare paraditen e ditës së hënë më 27 dhjetor. Ndërkohë për ndarjen e papritur nga jeta të aktorit të madh Bujar Lako kanë shprehur ngushëllimet e tyre qindra personalitete të politikës dhe kulturës. Edhe kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar në ngushëllimet e shprehura si mik të ngushtë dhe një aktor brilant.
Më tej vetë kryeministri Rama e ka përcjellë aktorin e ndjerë Bujar Lako deri në banesën e fundit. Bujar Lako ka mbetur në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta në kinema e teatër. Ngushëllime kanë shperrur edhe aktorë të njohur si Rajmonda Bulku, Mevlan Shanaj, Laert Vasili e të tjerë.
Ndërkohë i biri i aktorit Bojken Lako i fton të gjithë miqtë e dhe të afërmit për oraret e ngushëllimit. Duam t’ju lajmërojmë se ditën e Mërkurë dhe të enjte ju presim në ambientet e ‘Hotel Mondial’ në dy orare: paradite 10:00 me 14:00 dhe pasdite 16:00 me 19:00 për ta kujtuar Bujon dhe për t’ju falënderuar nga afër. Ju falënderojmë shumë.’’, thotë i biri i aktorit.
[gallery]20323[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO