​“Così fan tutte” sot në Tiranë,
këndon tenori spanjoll Ferri

​“Così fan tutte” sot në Tiranë,<br />këndon tenori spanjoll Ferri
Rivënia e operës së Moxartit “Così fan tutte”, ose “Shkolla e të dashuruarve” ka sjellë në Tiranë tenorin e njohur spanjoll David Ferri.

Opera “Così fan tutte”, e cila ngjitet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, është një nga operat më të famshme të Moxartit.

“Cosi Fan Tutte” i ka munguar publikut shqiptar për tetë vite, shprehen drejtuesit e TKOB, ndaj ata kanë menduar ta rifreskojnë trupën interpretuese të repertorit të këtij institucioni me zërin e tenorit spanjoll David Ferri.

opera tirane

(Në foto tenori spanjoll David Ferri)

Opera do të rikthehet në skenë sërish me zërat e artistëve më të shquar shqiptarë, siç janë regjisori Nikolin Gurakuqi dhe solistët e TKOB, Vikena Kamenica, Sonila Baboçi, Aurel Thëllimi, Dorina Selimaj, Eriona Gjyzeli dhe Armando Likaj.

Tenori spanjoll David Ferri do të luajë rolin e Ferrandos.

Artisti spanjoll Ferri dje gjatë provave është shprehur se rolin e Ferrandos e interpreton për herë të tretë, ndërkohë që në një skenë të re, siç është për të skena e operës së Tiranës preferon të eksperimentojë.

Në operën “Così fan tutte” ngjarjet zhvillohen në Napoli.

opera tirane

Dy oficerët, Fernando dhe Guiliemo mburren për besnikërinë e të fejuarave të tyre, e cila kundërshtohet nga miku i tyre filozofi Don Alfonso.

Për të vërtetuar këtë ata i vënë në provë të fejuarat e tyre.

Pas shumë peripecive dhe mungesës së besnikërisë, ata rikthehen te njëri– tjetri me fjalët, i lumtur ai njeri që gjithçka e merr në sensin e mirë dhe udhëhiqet nga arsyeja në çështjet dhe ngjarjet.

Kjo opera do të ngjitet në skenë edhe në datën 8 dhjetor.

“Così fan tutte opera”, Opera me dy akte nga Wolfgang Amadeus Mozart me libret të Lorenzo da Ponte, që do të ngjitet sot në skenë dhe do të shfaqet sërish më 8 dhjetor ora 19:00 vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit me këta interpretues: 
Fiordiligi: Emiljana Palushaj
Dorabella: Vikena Kamenica, Sonila Baboçi
Ferrando: David Ferri
Guglielmo: Aurel Thëllimi
Despina: Dorina Selimaj, Eriona Gjyzeli
Don Alfonso: Armando Likaj
Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB
Dirigjent: Matteo Pagliari
Regjizor: Nikolin Gurakuqi
Skenografia: Nikolin Gurakuqi
Kostumet:Taulant Pustina
 
Redaksia Online
(Dhurata Hamzai/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Drejtonte aktivitetin e narkotikëve dhe të lojërave të fatit, Report Tv siguron foton e ish-drejtorit të DVP Lezhë, Henerigert Mitri

Drejtonte aktivitetin e narkotikëve dhe të lojërave të fatit, Report Tv siguron foton e ish-drejtorit të DVP Lezhë, Henerigert Mitri