​“FFM” mban sekret vendet ku
shiten biletat e Maqedoni-Shqipëri

​“FFM” mban sekret vendet ku<br />shiten biletat e Maqedoni-Shqipëri
Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) në mbledhjen e Këshillit drejtues ka publikuar se biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë do të kushtojnë 200, 400 dhe 600 denar varësisht nga vendi në stadiumin “Mlladost”.
 
Por pas publikimit të çmimeve të biletave, askush nuk e di se ku shiten ato dhe kjo ka bërë që tifozët ti drejtohen mediave, por edhe ato nuk dinë vendodhjen e biletarive.
 
Deri tani biletat për ndeshjet e reprezentacionit janë shitur nëpër rrjetet e MK-tikets, por as atje nuk ka bileta për ndeshjen në fjalë.
 
Mediat shqiptare dhe ato maqedonase kanë ironizuar me këtë fshehje që po bën Federata e futbollit Maqedonas. “Sport1mk” shkruan “Alo FFM gushiten biletat e Maqedoni-Shqipëri”, ndërsa “Lajmpress", shkruan “Askush s’e di se ku shiten biletat për Maqedoni-Shqipëri!”.
 
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë ka kapacitet prej 7 mijë vendeve, dhe pesë përqind i takojnë tifozëve shqiptarë, që të përkthera në shifra janë vetë 450 vende. 

biletat
Shkrimi i lajmpress

biletat
Shkrimi i Sport1mk

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon