​“Gangnam Style” nuk është më
video- ja më e klikuar në Youtube

Psy “Gangnam Style” ka humbur vendin e parë, të cilin e mbajti për pesë vite me radhë për sa i përket video-s më të klikuar në Youtube.

Kënga e këngëtarit nga Koreja e Jugut ka qenë videoja e parë e cila  arriti të “thyente” edhe kodimin e Youtube, duke detyruar kompaninë të rishkruante algoritmin.

Por tashmë vendin e parë e ka marrë kënga e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, “See You Again”, këngë e cila u shkrua për filmin “Furios 7” dhe deri në këto momete është parë 2,895,373,709 herë.

skena finale furios 7
(Skena finale e Furios 7, e cila është edhe në videoklipin e këngës "See you again")

Kënga është shkruar si një dedikim për aktorin Paul Walker, i cili u nda nga jeta në një aksidenti me makinë, përpara se filmi të kishte mbaruar xhirimet.

Videoklipi i këngës shfaq skenën finale të filmit “Furios 7”, në të cilën dy personazhet kryesore, Domenic Toretto (Vin Diesel) dhe Brian O’Conner (Cody Walker, i cili luajti skenat e  pa xhiruara të vëllait të tij Paul) duke udhëtuar me makinë krahë për krah dhe duke i buzëqeshur njëri- tjetërit për herë të fundit përpara se rrugët e tyre të ndaheshin.

10 kenget me te klikuara
(Dhjetë këngët më të klikuara në Youtube)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë