Ikona e revolucionit kuban dhe antiimperializmit Fidel Castro u nda dje në mbrëmje nga jeta në moshën 90 ­vjeçare. Përvec rolit të tij në qeverisje ai mbahet mend dhe për disa fjali që kanë bërë jehonë.

Këto janë disa nga thëniet më pikantë gjatë rrugëtimit të tij politik:

-Për mua kapitalizmi është i neveritshëm. Është i fëlliqur, vulgar sepse shkakton luftë, hipokrizi dhe garë.

-Revolucioni është një betejë deri në vdekje midis të ardhmes dhe të shkuarës. Ata flasin mbi dështimet e socializmit, por ku është suksesi i kapitalizmit në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine?

-Revolucionari beson te njeriu, te qeniet njerëzore. Ai që nuk beson te qenien njerëzore nuk është revolucionar.

-Më dënoni, nuk ka rëndësi. Historia do më shfajësojë.

-Rezultati më i jashtëzakonshëm i revolucionit kuban është zgjimi te populli i ndërgjegjes së jashtëzakonshme revolucionare.

-Një ditë sistemi kapitalist në SHBA do të zhduket, pasi nuk ka sistem klasor të përjetshëm. Një ditë shoqëria e klasave do të zhduket.

-Unë jam marksist­leninist dhe do të vijoj të jem deri në fund të jetës.

(d.b/Shqiptarja.com)