​“Lutja e Paqes”, temat e konferencës
së 28 ndërkombëtare pjesë e Arsimit

​“Lutja e Paqes”, temat e konferencës<br />së 28 ndërkombëtare pjesë e Arsimit
Konferenca e 28 ndërkombëtare e Paqes e cila do të mbahet në vendin tonë për tri ditë me radhë do të sjellë një serë temash interesante të cilat do të përmblidhen më pas për t'u përdorur si pjesë e arsimit. Kështu ka deklaruar sot ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi teksa ka prezantuar programin e takimit.

"Ky aktivitet do t’i ofrojmë mundësi të shkëlqyter studentët shqiptar ku për tre ditë të ndjekin këtë aktivitet në mënyrë të thjeshëtë të realizuar nga komuniteti Sant’Egidio. Temat e bisedave më interesante, të gjitha mesazhet që do jepen çdo debat do të përgatittet si një material studimor për të gjitha institucionet arsimore. Falenderoj vullnetaret e komunitetit Sant’Egidio por edhe te gjithe pjesëmarrësit e tjerët", tha Klosi.

Programin e takimit ministri Klosi e ka prezantuar bashkë me komitetin ndërministror si dhe komunitetin e Sant’Egidios. Edhe sot Klosi ftoi sërish qytetarët të jenë pjesë e marshimit të madh të paqes në ditën e tretë të aktivitetit.

“Lutja e Paqes” organizohet nga komuniteti Sant’Egidio në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara