​“Mbretëresha e Errësirës”, Modelja
afrikane ka një mesazh sensibilizues

Nyakim Gatwech, 24-vjeçarja nga Sudani Jugor ka marrë pseudonimin Mbretëresha e Errësirës për shkak të lëkurës së saj të zezë.

Modelja afrikane është bërë shumë e famshme në Instagram, aty ku tregon me krenari bukurinë e ngjyrës së lëkurës së saj.

Nyakim  jeton në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e përdor Instagramin jo vetëm për të treguar trupin, por edhe për të qenë avokate e diversitetit dhe të flasë për ata që nuk kanë mundësi t’u dëgjohet zëri.

“E dashur lëkura ime e errët, e nxirë nga dielli, e djegur apo çfarëdo që mund të të quajnë: ti je shumë e bukur dhe kam dashuri  pa mbarimë për ty sepse ti je e imja”, shkruan modelja në një nga fotot e saj në Instagram. 

[gallery]22950[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive