Humbja e flokëve nga stresi apo sëmundje të ndryshme është një problem i madh në ditët e sotme.

Por mund t’i rikuperoni flokët e humbur, madje ata mund ti jenë më të fortë dhe më të shendetshëm se më parë.

Kjo maskë që po ju sjellim është një sekret nga Azia por që tani përdoret gjerësisht nga vipat e Hollivudit. Mjaftojnë vetëm 4 kokrra qepë të kuqe, të cilat pasi ti qëroni e prisni do i zjeni në një tenxhere me ujë për disa minuta. Më pas kulloni lëngun dhe atë mund ta aplikoni në flokë. Mund të qëndroni 15 deri 30 minuta me lëngun në kokë dhe mos u bëni merak nga era e keqe. Më pas ju mund të lani flokët si zakonisht, ndërsa këtë maskë mund ta përdorni 2 deri 3 herë në muaj.

Rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme.

Por pse qepa e kuqe? Qepa e kuqe është e veçantë sepse është e pasur me sulfur i cili nxitë prodhimin e kolagenit i cili është mjaft i rëndësishëm për rritjen e flokëve.
 
Lëngu i qepëve është i mirë edhe për përmirësimin e qarkullimit në flokë. Gjithashtu, zvogëlon pezmatimin eventual të lëkurës, sepse ka veti antibakteriale.
 
Lëngu i qepëve i bën flokët tuaja më të forta, hap folikulat e flokëve dhe pengon infeksionet në lëkurën e kokës.

Ata që kanë përdorur këtë metodë thonë se paraqet rezultate menjëherë pas një muaji.

(d.b/Shqiptarja.com)