​Letra e Prokurorisë së Francës
për procesin e Haradinajt

​Letra e Prokurorisë së Francës<br />për procesin e Haradinajt
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim në Francë, deri në një kërkesë zyrtare të Serbisë për ekstradim të tij, ka njoftuar Gjykata e Apelit në Francë, sipas Reuters.
 
Në letrën e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se: “Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit më 5 janar Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar, i cili i tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe i kërkoi kryegjyqtarit të Apelit masat që do të merren në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit”.
 
“Me vendimin e marrë sot, përmbarohet udhëzimi i Apelit për të përcaktuar vlefshmërinë juridike të kërkesës për ekstradim në Serbi”, thuhet më tej në dokumentin.
 
Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritet franceze dje, bazuar në një urdhër-arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004, me akuzën për krime lufte.
 
Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, ku po gjykohej si i dyshuar për krime lufte.  /Koha.net
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm