​Leverkusen mposhtet nga Bavarezët
Admir Mehmedi shënon golin e nderit

​Leverkusen mposhtet nga Bavarezët<br />Admir Mehmedi shënon golin e nderit
Bayern Munich ka nisur me fitore, ndeshjen hapëse të Bundesligës, ku mposhti me rezultatin 3-1 Leverkusen.
 
Bavarezët e nisën fuqishëm lojën duke shënuar që në minuan e 9 me Sulen, por nuk mjaftoi me kaq dhe për 11 minuta ishin sërish pritësit që ndëshkuan me anë të Tolisso-s.
 
Pjesa e dytë nisi me një ndërprerje për shkak të shiut të madh, por me të pushuar shiu lojtarët u kthyen në fushë dhe nuk vonoi shumë kur Lewandoëwki nga pika e bardhë e penalltisë i pret shpresat e Leverkusen për ti ndryshuar rrjedhën lojës dhe e çon rezultatin në 3-0.
 
Por Leverkusen nuk u dorëzua duke e mbajtur lojën me një ritëm të admirueshëm deri kur në minutën e 65, ku shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës, Admir Mehmedi shënon golin e vetëm për miqtë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe