LEZHË – Një 35-vjeçar është arrestuar si përgjegjës për vjedhjen e kishës së Shëkollit në Lezhë, ngjarje e ndodhur më 23 shtator.
Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar Dashamir Mekrisvani, banues në fshatin Rrilë.
Mekrisvani ka hequr dhe dëmtuar dy ikona duke i hedhur në tokë, një statuje dhe dy mbajtëse qirinjsh.
Gjithashtu 35-vjeçari ka vjedhur një varëse të shtatores së Shenjtit Shën Nikolla, e cila u gjet në tavanin e banesës së tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “ Vjedhja” “Shkatërrim prone” dhe “Shkatërrim i objekteve të kultit”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com