LEZHË- Një 26 vjeçarë me inicialet R. Gj, është arrestuar në flagrancë sot në Lezhë nga policia, pasi i është gjetur në kroskotin e makinës një pistoletë Zastava me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Ndërsa O.K. 28 vjeç, po proçedohet në gjendje të lirë pasi policia, në automjetin e tij tip Volkswagen, gjeti dhe sekuestroi një përforcues boksi metalike.

Të dy të rinjtë nga Lezha akuzohen për veprën penale “ Armë mbajtje pa leje”.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
armebajtje pa leje lezhe
lezhe
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com