Një lodër tjetër e porositur enkas për miliarderët që kanë shumë para, është nëndetsja Neyk, që mund të zhytet deri në 500 metra thellësi dhe mund të transportojë deri në 20 persona.
Nëndetsja e punuar nga Ocean Submarine dhe Rolls-Royce, ka brenda gjithçka që bën të mundur pushimet luksoze, bar për pijet, bibliotekë, vend shplodhje, tualete luksoze, dhe pamje spektakolare që të ofron thellësia e detit.
Kjo nëndetëse superluksoze do të dalë në shitje vitin e ardhshëm dhe kompania nuk ka bërë ende të ditur çmimin që do ti vendoset kësaj mrekullie, porn një gjë dihet ama: Një lodër e tillë milionerësh, do të kushtojë ca si shumë miliona.