​‘Fast&Furious’ në Tiranë! Ndalen
aventurierët dhe makinat ‘bisha’

​‘Fast&Furious’ në Tiranë! Ndalen<br />aventurierët dhe makinat ‘bisha’
Filmi ‘Fast&Furious’ është bërë realitet nga disa të rinj në Tiranë, por aventura e tyre ndërpritet ndryshe nga skenari hollivudian. Policia shoqëroi 5 drejtues makinash, më i riu 14 vjeç, si dhe automjetet e tyre sportive pasi konstatoi se ishin duke garuar me super shpejtësi në Unazën e Re pranë Kopshtit Botanik, duke u kthyer në burim rreziku për drejtuesit e tjerë.

Të rinjtë kanë shfrytëzuar orët e mesnatës për të garuar në rrugë si protagonistët e filmit hollivudian ‘Fast&Furious”. Po në mesnatë shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim edhe me shërbimet e Rendit, u ndalën vrullin të rinjve dhe i kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Të shoqëruar janë, Thimjo. R 40 vjeç, Ergin. G , 18 vjeç, Aldo.A 14 vjeç,  A.K 16 vjeç dhe G.Z, 27 vjeç.  Të shoqëruarit garonin me mbi 150 km/h në autostradë.

 “Shoqërimi i këtyre drejtues mjetesh është bërë pasi dyshohen të kenë bërë modifikime mjeteve në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive). Këto mjete janë konstatuar duke garuar me njeri-tjetrin në pjesën e autostradës së Unazë së re nga TEG në drejtim të kopshti botanik”.

Policia bën të ditur se gara me makina ka sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës. 

[gallery]19183[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!