​Lulet e përshtatshme për ballkonin
tonë, ja si të kujdeseni për to

​Lulet e përshtatshme për ballkonin<br />tonë, ja si të kujdeseni për to
I keni qejf lulet por keni frikë se mos dështoni teksa kujdeseni për to?

Tani jo më, pasi të lexoni e dëgjoni këshillat që Shqiptarja.com sjell për luledashësit.

Inxhinieri luleve, Erald Çeku në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, në Report Tv, teksa ka bërë një rrugëtim të shkurtër përmes serave të GARDEN LINE shpk, ka prezantuar lulet e çelura për këtë sezon që mund të kemi në shtëpitë tona.

Prezantimin e tij e ka nisur nga bima e quajtur Vinka, për të cilën ai theksoi se kjo bimë ka një rezistencë tepër të lartë ndaj diellit, duke qenë se është problematikë e kësaj periudhe, dielli shumë i nxehtë dhe bimët mund të dëmtohen. Çeku theksoi se Vinka është një bimë që duron shumë mirë temperaturat e larta.

Rritet deri në 40 cm lartësi dhe gjerësi 30 cm ç’ka bën më ideale zgjerimin e njollave dhe ngjyrave në bazë të dëshirës dhe preferencave të amvisave të cilat e preferojnë anën estetike të luleve. Gjithashtu Vinka është një bimë kryesisht për lulishte dhe ballkone, jo për ambjente të brëndshme, por të jashtme, pasi gjelbëron dhe i jep ngjyra të bukura një ballkoni. Kjo bimë rri e çelur nga Maji-Qershori deri në Tetor-Nëntor.

[gallery]23040[/gallery]
Një lule tjetër e përshtatshme për ballkonin apo oborrin tonë, është bima Lantana e cila është në ngjyrat; e verdhë, portokalli, e bardhë, bojëqiell. Kjo bimë gjendet në dy varjante, një që shkon në 1m i lartë dhe varjani tjetër që po ta lësh të lirë mund të shkojë deri në 2m e lartë. Kjo bimë është e përshtatshme për të krijuar një ishull të vetin në oborr me një ose disa ngjyra. Gjithashtu ekziston edhe një variant tjetër i kësaj luleje, në formën e varëses.

Një bimë tjetër e prezantuar nga inxhinieri Çeku, është edhe Mullaga e cila është bima më e përdorur që të gjithë e njohin. Mollaga është një lule që çel gjithandej, për faktin se është një lule që çel më gjatë, ka rezistencë ndaj diellit të fortë, por edhe ndaj të ftohtit. Mund të përdoret në ballkone në formën e varëses e cila shkon edhe deri në 1m, me ngjyra të ndryshmë ose me të njëjtën ngjyrë. Nuk ka nevojë për përkujdesje të veçantë.

Petunja është një bimë varëse,e cila ka të njëjtat karakteristika si Mollaga, përveç çeljes që e ka pak më të shkurtër.

Plehërimi kimik dhe ujitja në oraret jo shumë të nxehta është një nga përkujdesjet kryesore për lulet. Për ujitjen e luleve inxhinieri Çeku thekson se është mirë ti ujisësh në pjesën e vazos, me dorën e majtë të mbash degët e lules dhe me dorën tjetër të hedhësh ujin. Ujitja nga sipër nuk i bën mirë luleve.

Por, çfarë preferojnë amvisat më së shumti në ballkonet e tyre, cili është trendi?

Çeku shprehet se “duke qenë se është edhe më e thjeshtë për t’u mbajtur, pothuajse të gjithë preferojnë Mullagën. Por edhe të gjitha lulet që folëm sot të gjitha mbahen shumë thjesht dhe janë të preferuara nga të gjithë. Mjafton që të bëhet kujdes, jo ujitje në orët e nxehta të ditës, më së shumti në mëngjes dhe darkë, plehërim kimik një herë në 2-3 javë dhe bima nuk kërkon më asgjë tjetër”.

(E.B/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

619 vite nga lindja e Heroit Ndërkombëtar, propozimi: Të bëhet një ligj i përbashkët i mes Kosovës e Shqipërisë për Skënderbeun

619 vite nga lindja e Heroit Ndërkombëtar, propozimi: Të bëhet një ligj i përbashkët i mes Kosovës e Shqipërisë për Skënderbeun