Prej dy ditësh në Mallakastër në fshatin Corrush vazhdojnë të jenë aktive vatra zjarri në kodrat e kësaj zonave.

Deri  më tani janë djegur 30 hektarë tokë, ndërsa  është e pamundur ndërhyrja me mjete për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë.

Në vend është ndërhyrë me vetëm me mjete rrethanore të efektivit të Ballshit, por ndërhyrjet kanë qenë sporadike pasi zjarri nuk i ka lejuar të futen pranë vatrës së tij.

Ndërsa zjarr ka pasur edhe në fshatin Belishovë, ku u dogjën 200 rrënjë ullinj shekullorë, i cili u fik nga forcat zjarrfikëse.
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com