​Manchester City skuadra më e
shtrenjtë evropiane, 853 mln euro

​Manchester City skuadra më e<br />shtrenjtë evropiane, 853 mln euro
Manchester City është skuadra më e shtrenjtë në botë sipas CIES, Football Observatory, e cila merret me analizën e gjithë lëvizjeve financiare të skuadrave në botë.
 
Sipas saj Manchester City ka shpenzuar për të krijuar këtë skuadër 853 mln euro, duke kaluar Paris Saint-Germainin, i cili vetëm këtë merkato shpenzoi 400 mln euro.
 
Gjatë kësaj merkato Manchester City ka shpenzuar 242 mln euro për blerjet e Benjamin Mendy, Kyle Walker, Bernardo Silva dhe Enderson Danilo.
 
Pas City-t dhe PSG-së vendin e tretë e mban Manchester United dhe pas tyre vijnë dy kolosët spanjolle Barcelona dhe Real Madrid.
 
Përbërja e dhjetë skuadrave më të shtrenjta: gjashtë janë angleze, një është italiane, Juventusi që theu rekordet në kampionatin italian, PSG-ja e Francës dhe dy ekipet spanjolle,këto skuadra sëbashku kapin shifrën e çmendur prej 6 mld euro.

manchester city
Shifrat e publikuara nga CIES

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara