Manchester United është i pari në renditje speciale të klubeve më të pasur të botës. Në klasifikimin e bërë nga Deloitte, “Djajtë e Kuq” kapërcejnë Real Madrid, i cili e mbajti për 11 vjet vendin e parë.
Sipas studimit të quajtur Football Money League, United ka faturuar 689 milionë euro në sezonin 2015-2016, duke kapërcyer klubin madrilen, i cili ka faturuar 620.1 milionë. Real është kaluar edhe nga Barcelona, e cila ka faturuar fare pak më tepër, 620.2).
Pas treshes, vjen Bayern Munih, me 591 milionë e Manchester City (524.9), pastaj Paris SG (520.9), Arsenal (468.5), Chelsea (447.4), Liverpool (403.8) dhe Juventus, që mbyll dhjetëshen e parë, me 341.1 milionë euro të faturuara në sezonin e kaluar.

Nga shifrat duket qartë dominimi i klubeve angleze në faturim, me pesë klube në vendet e para. Vlen të përmendet se, pavarësisht pozicionit që mbajnë në renditje, me ulje e ngritje brenda saj, të gjitha këto klube kanë pasur rritje në faturime, krahasuar me një sezon më parë.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com