Pas 32 ditësh shënohet viktima e parë nga COVID, i pavaksinuar! 30 raste të reja në 24 orë, rritet numri i të shtruarve në spital

Pas 32 ditësh shënohet viktima e parë nga COVID, i pavaksinuar! 30 raste të reja në 24 orë, rritet numri i të shtruarve në spital

Infektivi

Pas 32 ditësh në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar edhe 30 raste të reja me COVID.

"Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19. Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë", thotë ministria.

Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. "Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.  Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

"Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127".

Pas 32 ditësh në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar edhe 30 raste të reja me COVID. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1,158,303 vaksinime anti-COVID dhe kanë marrë të dyja dozat e vaksinës 507,623 qytetarë.

Statistika (28 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        30

Të shëruar në 24 orë     8

Të shtruar në spitale      17

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3316

Testime totale             889,044

Raste pozitive             132,952

Raste të shëruara       130,174

Raste Aktive                      321

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              115

Elbasan            45

Kukës                32

Lezhë               32

Vlorë                28

Fier                   16

Durrës              16

Shkodër           15

Korçë                10

Berat               8

Gjirokastër        4

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 28/07/2021 17:06

    Ky eshte sebepi per tju rikthyer karantines ne vjeshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?