TIRANE-Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ndalet me akuzat duke sulmuar vazhdimisht qeverinë ‘Rama’.
 
Me anë të një mesazhi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Manjani tha se 3 nga 29 kandidatët e përzgjedhur për komisionin e Vettingut kanë precedentë penalë, ndërsa një e katërta e tyre nuk ka punuar asnjë ditë si juristë.
 
Përshëndetje,
Nga 29 kandidatët e filtuar për t’u zgjedhur në komisionet e Vetting, 3 prej tyre kanë qenë ose janë në ndjekje penale!
Një e katërt ska punuar asnjë ditë juriste!
Nuk e di a i ka parë ONM..!
”, citohet në mesazhin e Manjanit.

(d.b/Shqiptarja.com)