​Mashtruan me sigurimet, ndjekje
penale për 50 “pensionistë”

Katër persona çdo muaj janë proceduar penalisht nga drejtoria e sigurimeve shoqërore dhe policia e Tiranës për mashtrime me sigurimet.
 
Kjo vepër penale bëjnë me dije burime për Report Tv është e përhapur dhe realizohet kryesisht me falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe ndryshimin e gjeneraliteteve tek personat që aplikojnë për të përfituar një pension.
 
Zakonisht janë pensionet e pleqërisë ku një sërë personash janë proceduar pasi dokumentet e paraqitur prej tyre kanë rezultuar të falsifikuara.
 
Vetëm në Gjykatën e Tiranës 26 shtetas janë gjetur fajtor për periudhën Janar-Nëntor 2016 duke u dënuar dhe me burg ndërsa 24 prej tyre janë ende në proces gjykimit.
 
Referuar nenit 145 të kodit penal paraqitja e dokumenteve jo të vërteta dhe mashtrimi me sigurime dënohet me gjobë deri në 5 vite burg dhe detyrimin për të përfituar shumën e përvetësuar padrejtësisht.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion