Flokët janë një pjesë e madhe e bukurisë së njeriut, por e femrave më së shumti.

Flokët e shëndetshëm janë një sfidë e shumë njerëzve dhe rritja e tyre është akoma edhe më e vështirë, sepse kërkon një kujdes të veçantë dhe për më tepër përpjekje të madhe.

Përpjekjet mund të mos jetë gjithmonë efektive, pasi kjo lidhet edhe me faktorin gjenetik, por, nuk keni pse të tërhiqeni vetëm nga ky fakt, sepse ka gjithmonë përbërës që ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të rritjes së flokëve.

Kosi është një përbërës i zakonshëm që përdoret jo vetëm si ushqim, por edhe për kujdesin ndaj flokëve për shkak se është i pasur me vitamina dhe acide yndyrore që janë esenciale për shëndetin e flokëve pasi i mban ato të buta dhe ju shpëton nga zbokthi.

Gjithashtu ka aftësi të balancojë nivelet e pH të kokës tuaj duke rregullurr prodhimin e sebumit.

Kur kombinohet edhe më produkte të tjerë ka një efekt të mrekullueshëm, sepse i zgjat flokët brenda një kohe shumë të shkurtër.

Receta që do të zgjatë flokët tuaj brenda një kohe shumë të shkurtër.

Kjo maskë është hidratuese, ushqyese dhe përmban komponentë pastrues për kokën dhe përveç se ndihmon në rritjen e flokëve, i bën ato të duken gjithmonë të shëndetshëm.

Përbërësit
Gjusëm banana
1 lugë gjelle kos
3 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja
Copëtoni bananen dhe bëjeni pure në një tas të vogël, më pas shtoni përbërësit e tjerë dhe përziejini mirë derisa të bëni një pastë homogjene.

Përdorimi
Aplikojeni përzierjen e përftuar në rrënjët e flokëve derisa t’i mbuloni plotësisht dhe mbajeni maskën për të paktën 25-30 minuta. këtë trajtim përsëriteni 2 herë në javë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com