​Mbaroi dy fakultete dhe master 
por si profesion zgjodhi zdrukthin

​Mbaroi dy fakultete dhe master <br />por si profesion zgjodhi zdrukthin
Nga MARINELA DUSHI
 
Është 38 vjeç dhe pothuajse 20 vite të jetës së tij ja ka dedikuar shkollimit, duke ndjekur dy fakultete njëkohësisht, në degën e arkitekturës dhe sociologjisë, si dhe ka bërë një master për diplomaci. Por ky investim do të shkonte kot. Në pamundësi për tu punësuar si diplomat, të cilën e kishte ëndërr, Fatmir Fazliu nga Podujeva e Kosovës, filloi punë si zdrukthëtar në punishten e babait të tij dhe sot ai është pronar i një kompanie që bën mobilje apo projekte të ndryshme druri.
 
Kompania ndodhet në Podujevë, Kosovë, rruga “Fitorja”, dhe sipas Fazliut, biznesi po ecën mjaft mirë, duke punuar gjthnjë e me shumë me klientë të kamur. Ai thotë se duke parë shtimin e klientëve, punishtja e vogël duhej zgjeruar për të përmbushur kërkesat e tyre, duke krijuar kompaninë tyre famijare. Edhe pse është bashkëpronar i këtij biznesi, fitimprurës sipas tij, Fatmiri preferon që të punoj në sektorin e zdrukthëtarisë, pasi i duket me kreative dhe artistike.
 
Zanati që kishte mësuar nga babai tij që në moshën 8 vjecare,jo vetëm që do ta nxirrte atë nga zhgënjimi dhe disfata nga mos punësimi në istitucionet shtetërore të Kosovës si diplomat, por do ta bënte atë një njëri të suksesshëm në biznes. Me një punë të thjeshtë ai fiton shumë dhe për këtë ai është i kënaqur dhe ka si qëllim ta zgjeroj akoma më shumë biznesin.
 
Zdrukthëtari biznesmen thotë që ka bërë zgjedhjen më të mirë, pasi sipas tij, puna në zanat të sjell më shumë të ardhura sesa puna si intelektual. Ai përcjell një mesazh të rinjëve. “Me të rinjtë e të rejat, do të ndaja mendimin tim: para se të vazhdoni studimet pas përfundimit të shkollës së mesme, të paktën për një vit provoni të mësoni ndonjë zanat apo të filloni ndonjë biznes të vogël. Kjo ju ndihmon të jeni më të përgatitur për jetën- thotë Fatmiri.
 
Ju nisët të punonit si një zdukthëtar i thjeshtë dhe tani jeni biznesmen i suksesshëm. Na tregoni cila ishte çelësi i suksesit tuaj?
Zanatin e zdrukthëtarit e mësova në moshën 8 vjeçare, teksa babai im punonte në punishten e tij. E mësova për qefin tim, pasi në atë kohe, synimi imi ishte shkollimi dhe të punoja në profesionin që do të kryeja studimet. Pasi i mbarova studimet, në pamundësi për të gjetur punë si diplomat, vendosa të ndihmoja babain tim në punishte. Fillova të punoja pa pushim. Celësi i suksesit është përkushtimi në punë si dhe dëshira për të realizuar dhe krijuar projekte të veçanta. Ne përpiqmi që të bëjmë produkte të veçanta dhe ti përshtasin shijeve të klientëve.
 
Ju keni kryer gati 20 vjet shkollë. Pse kjo zgjedhje për të punuar si mjeshter zdukthëtar në kompaninë tuaj?
Vendimi për të punuar në fushën e zdrukthëtarisë e mora se nuk ndihesha mirë për shkak të mungesës së hapësirës për tu realizuar vetveten, duke u refuzuar për të punuar në institucionet e politikës së jashtme, për të cilat kisha investuar shumë në përgatitje. Momentalisht profesioni i zdrukthëtarisë është relativisht fitimprurës dhe me perspektivë të mirë për të ardhmen. Nga puna ime si zdrukthëtar fitoj pak më shumë sesa do merrja nëse do punoja në profesion. Puna është sezonale, edhe fitimet variojnë, minimalisht fitoj 500 euro në muaj.
 
A jeni të kënaqur me punën tuaj? Nëse po a do e zgjeroi biznesin?
Jam i kënaqur. Pas pesë vitesh e shoh biznesin të konsoliduar si një prej më njohurve për cilesinë e punës në këtë fushë, jo domosdoshmërisht si prej më të mëdhenjëve apo më fitimpruresve. Duke parë që klientela po shtohet, mendoj të zgjeroj biznesin akoma më shumë.
 
Cili është historiku i ndërmarrjes suaj të drurit?
Gjithcka nisi me një punishte të vogël e ndërtuar nga babai im që prej vitin 1976, e cili prodhonte dyr, dritare etj. Sot, u une kujdesem për sektorine prodhimi, ndërsa vëllai me menaxhimi, kemi rritur kapacitetin dhe teknologjinë e prodhimit, duke realizuar projekte si shtëpi druri, arredimin interior të shtëpivë apo lokaleve etj.
 
Cili është mesazhi juaj për të rinjtë që përballen më të njëtin problem si ju?
Me të rinjtë e të rejat, do të ndaja mendimin tim: para se të vazhdoni studimet pas përfundimit të shkollës së mesme, të paktën për një vit provoni të mësoni ndonjë zanat apo të filloni ndonjë biznes të vogël. Kjo ju ndihmon të jemi më të përgatitur për jetën, por në të njëjtën kohë, kjo periudhe e shkëputjes nga librat ju ndihmon të rifreskoni veten, çka mendoj se ju ndihmon edhe në suksesin në studime. Për ata të cilët kanë përfunduar shkollimin dhe nuk gjejnë punë në profesionin e tyre: Mos u ndjeni keq të punoni në zanat apo tregti, shikoni njerëzit e suksesshëm jashtë 'botës shqiptare'.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE