​Mbytjet në det,bashkitë s'respektojnë
ligjin për rojet bregdetare

​Mbytjet në det,bashkitë s'respektojnë<br />ligjin për rojet bregdetare
Drejtori i Agjensisë Shtetërorë të Bregdetit, Auron Tare, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e sotme ku një 14 vjeçar u mbyt në bregdetin e Vlorës.

Sipas Auron Tares përgjegjësia për këtë ngjarje është e Bashkisë pasi në bregdet mungonte roja bregdetare.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, dhe pse është përgjegjëse me ligj për  menaxhimin e vijës bregdetare, kur vjen puna për kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare tregon me gisht bashkitë.

Drejtori i kësaj agjencie, Auron Tare tha në një bisedë telefonike për Report TV se ministria e turizmit ja ka lënë këtë kompetencë pushtetit vendor. 

“Është përgjegjësia e Bashkisë. Ne si institucion kemi kërkuar ta kemi këtë shërbim nën institucionin tonë, bashkit kanë kërkuar ta administrojnë vetë. Nga informacionet që unë kam di që në zonën e ujit të ftohtë por edhe në zonat e tjera të Vlorës nuk kanë masat e duhura për sigurinë.”, tha Tare.

Ndër të tjera ai shtoi se problem është edhe fakti që ujërat janë të papastra dhe se njerëzit nuk janë mjaftueshëm të informuar rreth zonave të pastra dhe atyre problematike.

Kujtojmë se y sezon turistik është shoqëruar me disa raste mbytjes të pushuesve përgjatë vijës bregdetare, duke rritur bilancin e viktimave. 

Rastet e ditëve të fundit ngrenë alarmin se siguria në plazhet tona është e ulët dhe rreziku për jetën e qytetarëve që pushojnë është i lartë. 

Rojet bregdetare mungojnë thuajse në çdo plazh dhe në të gjitha rastet e mbytjeve të ditëve të fundit ky element sigurie ka vështirësuar shpëtimin e tyre në kohë.

Vendimi nr. 321 i Këshillit të Ministrave “Për sigurinë në det dhe plazhe” saktëson se duhet të ketë Kulla Vrojtimi për Çdo zonë e deklaruar për plazh dhe aktivitete të tjera çlodhëse duhet të ketë kulla vrojtimi me lartësi 3 metra për çdo 200-250 metra plazh.

Kulla duhet të ketë vrojtues të trajnuar me kompetencat për të shpëtuar jetën dhe për ndihmën e parë dhe duhet të jenë me shërbim gjatë gjithë orarit që plazhi është i hapur. VKM-ja saktëson edhe 8 pajisje që detyrimisht duhet të ketë vrojtuesit.

Por plazhet tona, jo vetëm që nuk i përmbushin kriteret kaq të imtësishme po nuk kanë vëzhgues fare, as në zonën publike as në atë private të plazheve.

Vija bregdetare, përveçse nuk kanë rojet bregdetare, nuk plotësojnë as standardet e tjera të rrethimit me flamujt me ngjyra, që specifikojnë nivelin e rrezikut, edhe ky një detyrim ligjor i cili për plazhet private duhet të kryhet nga pronarët e plazheve si kusht i marrjes së lejes së shfrytëzimit, ndërsa në plazhet publike nga Agjencia e Bregdetit në bashkëpunim me bashkitë. 

Ndërkohë në bregdetet tona sipas Tares ka pasur një përmirësim në sinjalistikë në krahasim me vitet e tjera.

Endri Bejkotaraj 14 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, ndërroi jetë sot paradite rreth orës 10:00, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, ku pavarësisht  ndihmës mjekësore ai nuk arriti të mbijetonte.



  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën