Maqedonia fajëson kosovarët për përleshjet vdekjeprurëse në Kumanovë. Ky është titulli i agjencisë së lajmeve BBC, e cila duke iu referuar burimeve të saj shkruan se sipas maqedonasve grupi i cilësuar si terrorist udhëhiqej nga 5 kosovarë, të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sami Ukshini, Beg Rizaj, Dem Shehu, Muhamet Krasniqi and Mirsad Ndrecaj janë emrat e drejtuesve të grupit shkruan BBC.
Agjencia “Reuters” citon ministren Jankulloska, se situata në terren mbetet shumë kritike dhe se aksioni po vazhdon derisa të kapet edhe sulmuesi i fundit. Duke i cilësuar si një grup terroristësh shqiptarë, Reuters shkruan se ngjarja ku mbetën 22 të vrarë ka ndodhur në një moment të vështitë politik të Maqedonisë
Agjencia franceze e lajmeve AFP po shkruan se Serbia po dërgon forca shtesë në kufirin me Kosovën dhe Maqedoninë.
AP përcolli pasqyroj të dhlënat duke iu referuar burimeve zyrtare maqedoanse ku midis të tjerash theksohej se grupi i shqiptarëve kishin planifikuar një sërë sulmesh.
Redaskia Online
(a.h/shqiptarja.com)