MEMALIAJ- Janë bllokuar punimet për rehabilitimin e sheshit qendrorë të Memaliaj, kjo pasi punëtorët kanë refuzuar të shkojnë në punë si pasojë e mungesës së likuidimeve të rrogave mujore të tyre, nga kompania e kotraktuar për projektin.

Në këtë projekt punonjë rreth 15-20 punëtorë, ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim pas bllokimit të punimeve nga kompania e kotraktuar.

Rehabilitimi i këtij sheshi është pjesë e projektit të “rilindjes urbane”  dhe përfshinë një investim prej 980 mln lekë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com