​Ministri Hyseni: Aktualisht 100
shtetas të Kosovës luftojnë krah ISIS

​Ministri Hyseni: Aktualisht 100<br />shtetas të Kosovës luftojnë krah ISIS
KOSOVË - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, gjatë një vizite në komunën e Pejës ka deklaruar se aktualisht rreth 100 shtetas të Kosovës luftojnë krah ISIS-it.

Hyseni, vuri në dukje dukurinë shqetësuese të pjesëmarrjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës në luftërat e huaja, duke thënë se deri tani janë vrarë 40 shtetas në luftën e xhihadit.

“Sipas informatave që kemi janë rreth 300 qytetarë të Kosovës që kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, aktualisht janë rreth 100 qytetarë tanë atje, rreth 40 janë deklaruar të vdekur, kjo më së paku i duhet Kosovës, të humbësh jetën në një luftë të pakuptimtë, që më së paku ka të bëj me Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha Hyseni.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës