​Mjekësia alternative, Receta natyrale
për heqjen e gurëve në veshka

​Mjekësia alternative, Receta natyrale<br />për heqjen e gurëve në veshka
Uji që pijmë, ushqimet me shumë kripë, ndonjëherë edhe organizmi që prodhon kripëra më shumë se sa i nevojiten, bën të mundur krijimin e rërës në veshka, e cila po nuk u trajtua në kohë, shëndrrohet në gurë dhe heqja e këtyre të fundit është më e vështirë.

Për heqjen e gurëve në veshka, mjekët japin mjekime të ndryshme por ndonjëherë madhësia e tyre çon deri në ndërhyrje kirurgjikale, ose ndërhyrje me rreze.

Shenjat e gurëve në veshka janë të dallueshme lehtësisht, pasi shkakton dhimbje beli, gjak në urinë dhe djegie gjatë urinimit.

Sipas mjekësisë alternative na vjen një recetë natyrale që bën të mundur tretjen e gurëve në veshka pa dhimbje dhe në mënyrë të shëndetshme.

Përbërësit
1 filxhan me shurup të pastër maple (maple është lloj bime kurative që gjendet lehtësisht në farmaci)
250 gr vaj ulliri ekstra i virgjër
250 gr limon
250 rrënjë majdanozi
250 gr mjaltë organik i papërpunuar

Përgatitja
Pastroni limonin dhe prijeni atë në copa të holla. Më pas shtrydheni mirë dhe prisni rrënjët e majdanozit në copa të vogla duke i përzier mirë me limonin. Më pas shtoni mjaltin, vajin e ullirit dhe shurupin e maples. Përziejini mirë deri sa të bëhet një masë e trashë kremoze dhe homogjene. Hidheni përzierjen në një shishe qelqi dhe mbajeni në frigorifer.

Konsumi
Konsumoni një lugë gjelle nga kjo përzierje çdo mëngjes esëll. Konsumoni shumë lëngje frutash dhe ujë gjatë ditës. Përveç se ka një shije shumë të mirë, kjo përbërje ju ndihmon të mbani larg infeksionet urinare dhe bakteriale.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar