Kjo temë nuk është argëtuese për diskutim por hemorroidet janë diçka shumë e zakonshme në jetën e githësecilit, por edhe shqetësuese në të njëjtën kohë.
Sipas gastroenterologut amerikan Steven Kussin, të gjithë kanë hemorroide por ato shndërrohen në problem të vërtetë kur bëhen të dhimbshme dhe shkaktojnë kruarje e gjakosje.
Sipas Kussin ka gjashtë mënyra shumë të thjeshta për të parandaluar acarimi e hemorroideve.
Konsumoni fibra
Hemorroidet kanë tendencën të shfaqen tek njerëzit që kanë parregullsi në kryerjen e nevojave personale.
Një mënyrë fare e thjeshtë dhe efektive për të parandaluar një gjë të tillë është marrja e fibrave nga fasulet, drithërat, mollët, bananet etj.
Pini ujë
Edhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit është një tjetër metodë për të pasur një rutinë të rregullt të kryerjes së nevojave personale.
Duhet të konsumoni 6 deri ne 8 gota ujë në ditë.
Bëni stërvitje
Hemorroidet dhe ushtrimet fizike në fakt kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje duke qenë se stërvitja ndihmon në punën e rregullt të zorrëve ndërsa ngritja e peshave edhe mund t’i shkaktojë hemorroidet.
Por një aktivitet i rregullt fizik shmang qëndrimin e gjatë ulur dhe ushtrimin e presionit në enët e gjakut pranë rektumit.
Kujdes me ilaçet shkarkuese
Shkarkuesit e duhur janë ata që punojnë me të gjithë trupin tuaj dhe jo ata që thjesht simulojnë apo stimulojnë aktivitetin normal fiziologjik.
Mos e shtyni të shkuarit në tualet
Nëse ndieni nevojën të kryeni nevojat personale, mos e shtyni, kjo është një nga gjërat e domosdoshme që duhet të bëni për të shmangur hemorroidet.
Mos u sforconi
Ushtrimi i presionit në rektum është një nga shkaqet kryesore të hemorroideve.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com