TIRANE-Agjencia ndërkombëtare financiare ‘Moody’s’ e ka vlerësuar borxhin publik shqiptar me notën B1 të qëndrueshëm, duke e vënë theksin te efektet pozitive të konsolidimit fiskal dhe reformave në sektorët e rëndësishëm.
Sipas raportit, Agjencia parashikon që zbatimi i reformave të fundit të rrisin mundësitë që Shqipëria të çelë formalisht negociatat me BE-në në fund të 2017-ës, por procesi i anëtarësimit do të jetë i gjatë.
“Ne presim që borxhi i qeverisë shqiptarë të arrijë rreth 69% të GDP në vitin 2017” është shprehur asistenti i zv/presidentit të kësaj agjencie Evan Wohlmann. Ai shtoi se qeveria përballet me kërkesa të konsiderueshme për huamarrje duke pasur parasysh jepen nevojat e saj të brendshme.
Më shumë pozitivitet, shihen, përpjekjet e vazhdueshme për reformën administrative dhe gjyqësore në rrugën drejt BE çka do të çojë në përmirësime të dukshme të biznesit në vend.
Moody's thekson se, rekomandimi nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave si dhe kushti për zbatimin e reformës gjyqësore, pasqyron progresin e Shqipërisë në luftën e korrupsionit dhe avancimin e reformës së sektorit publik.
Përveç kësaj, ka vazhduar progresin në reformat gjithëpërfshirëse të sektorit të energjisë të Shqipërisë dhe me mbështetjen e Bankës Botërore, vendit pritet që të ketë rritje ekonomike në terma afatmesëm.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO