​Moskë, fëmija Oscar arrestohet
teksa recitonte Shekspirin

​Moskë, fëmija Oscar arrestohet<br />teksa recitonte Shekspirin
Videoja e të voglit Oscar, një fëmijë rus i “ndaluar” nga policia ndërkohë që recitonte disa vargje të Shekspirit, në rrugën e artistëve të Moskës, po bën xhiron e botës.

Edhe pse njerka e tij po e vëzhgonte pak metra më tutje, kjo nuk ka mjaftuar për policinë ku sipas tyre Oscar rezultonte i braktisur duke lypur në rrugët e qytetit.

Në videon e postuar online, e filmuar nga njerka e Oscar, dëgjohen britmat e fëmijës brenda makinës së policisë. Ata janë lënë të lirë vetëm pas 8 orësh. Shpjegimet ku sipas Oscar ai po recitonte si pjesë e një detyre të dhënë nga mjeku logopedist për të përmirësuar aftësitë e tij të të folurit, e për më tepër që nuk ka qenë vetëm sepse ka qenë i shoqëruar nga njerka e tij, duket se nuk e kanë bindur policinë.

Ndërkohë brenda pak orëve është publikuar një peticion online, i cili kërkontë dorëheqjen e policëve të përfshirë. Peticioni arriti të mblidhte 10-të mijë firma, por pavarsisht kësaj vazhdojnë të qëndrojnë akuzat e ngritura ndaj babait të Oscar i cili sipas policisë nuk kishtë përmbushur detyrimet e tij prindërore duke braktisur të birin, dhe ndaj njerkës së tij e cila dyshohet të ketë sulmuar policët.

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës