Kryeministri Isa Mustafa gjatë një takimi me komisioneren e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini ka kërkuar liberalizimin e vizave duke thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet.
Nga ana e saj Mogherini, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahje për proceset integruese evropiane.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe komisionerja Mogherini kanë biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst, u theksua nevoja e vazhdimit të dialogut për përmirësimin e relacioneve ndërmjet dy shteteve, dhe u vlerësua qëndrimi konstruktiv i Kosovës në këtë proces.
Edhe gjatë takimit me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, kryeministri Mustafa ka kërkuar përkrahje për proceset integruese evropiane, dhe në veçanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com