​Në Siri vritet edhe një tjetër
shqiptar, këtë herë nga Prishtina

​Në Siri vritet edhe një tjetër<br />shqiptar, këtë herë nga Prishtina
PRISHTINE - Numri i kosovarëve të rënë në luftën e Sirisë po rritet. Në këtë luftë mësohet se ka rënë edhe kosovari nga Prishtina, 40-vjeçar me incialet F. S., që banonte në rrugën”Rasim Kiqina” (Ish-Avallia Vjetër) në Prishtinë.
 
Edhe familjarë të tij kanë konfirmuar për Express se djali i tyre, F. S. është vrarë në luftën e Sirisë.
 
“Nga dje e kemi hapur të pamën. E kemi marrë konfirmimin për vdekjen e tij edhe nga ushtria dhe shokët e tij", ka thënë ai.
 
F. S., ishte pronar i shtëpisë ku parashihej të ndërtohej një xhami. Mirëpo, ishte ndërprerë pas reagimit të Komunës dhe Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane