​Ndodh dhe kështu! Dënohet me
burg se piu duhan gjatë Ramazanit

​Ndodh dhe kështu! Dënohet me<br />burg se piu duhan gjatë Ramazanit
Një burrë në Tunizi është dënuar me burg për shkak se ka pirë duhan në publik gjatë kohës së agjërimit në muajin e Ramazanit.

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor Bizerte e dënoi atë me një muaj burg për paturpësi publike, ndërkohë, Amnestry International e ka dënuar këtë akt të shkeljes së të drejtave të njeriut.

"Vendimi është një shkelje absurde e lirive personale", deklaron Amnesty Internaional.

Qindra persona kanë dalë në protesta ditën e dielë në kryeqytetin Tunis, për të drejtat e tyre për të ngrenë dhe pirë në publik gjatë muajit të Ramazanit.

Rreth dy javë më parë dy burra u dënuan me nga një muaj burg për shkak se kishin ngrenë në publik.

Sipas Amnesty International, në Tunizi nuk ekzistojnë ligje që ndalojnë ngrënien dhe pirjen në publik, apo detyrojnë agjërimin gjatë Ramazanit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025