​Ndryshimi i temperaturave, 
shqetësuese me virozat në Berat

​Ndryshimi i temperaturave, <br />shqetësuese me virozat në Berat
Ndryshimet e temperaturave gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar me raste virozash tek fëmijët.
Në Repartin e Pediatrisë pranë spitalit rajonal, të Beratit ditët e fundit janë shtuar rastet e të prekurve nga kjo virozë e stinës.
 
Fëmijët e moshave nga 0 deri në 15 vjeç, janë më të prekurit nga kjo virozë. Fëmijët janë paraqitur me probleme në rrugët respiratore dhe ulje të ndjeshme të rezistencës, ndërkohë që rastet më të lehta kanë marr mjekim dhe janë larguar, nuk kanë munguar rastet kur mjekët pediatër duhet ti mbajnë fëmijët nën kujdesin shëndetësore për një dhe më shumë ditë. Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku bënë me dije se virozat e kësaj stine janë shoqëruar me një temperaturë tepër të lartë.
 
“Prej disa ditësh në rrethin tonë ka filluar një virozë që në shumë raste është shoqëruar edhe me temperatura të lehta që ndikohen pak nga qetësuesit apo antibiotiku, temperatura fillon me ethe me dridhje dhe rritje të menjëhershme të temperaturës, ky është momenti që vë në pozitë të vështirë edhe familjarët edhe momentin e dhënies së ndihmës mjekësore. Familjarët të fillojnë të përdorin proceduart me banjat ose me kompresa me ujë të ftohtë, që vendosen në dy pika kryesore në gushë sepse mbron trurin dhe tek barku sepse mbron organet e brendshme" tha Kumaraku.

Pediatri Kumaraku u shpreh se rastet e kësaj viroze nuk duhen neglizhuar pasi si pasojë e temperaturave të larta mund të ketë edhe agravim të situatës shëndetësore tek fëmijët e prekur.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025