Homazhe në nderim të aktivistit të lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, do të zhvillohen dhe në Tiranë, pasditen e të hënës.
 
Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë ftuar qytetarët nesër në orën 17:30 në sheshin Nënë Tereza, përpara Korpusit Universitar.
 
"Të hënën në Tiranë, 7 nëntor, ora 17:30 në sheshin Nënë Tereza (para Universitetit) mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, studentit e shokut tonë Astrit Dehari. Ju ftojmë të solidarizoheni!​", thuhet në njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale nga përfaqësues të Shoqërisë Civile.
 
Astriti Dehari, 26 vjeç, ishte në  përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës, aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si i tillë mbahej në paraburgim prej 68 ditësh, i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor.
 
Ai humbi jetën një ditë më parë brenda në burgun e Prizrenit.

astrit dehari

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com