Duket e habitshme dhe e padëgjuar, por New York, qyteti më i madh dhe qendra ekonomike e SHBA, ka vendosur të investojë plot 32 milion dollarë për luftën kundër minjve.

Numri i minjve në këtë qytet supozohet të jetë rreth dy milionë, dhe pritet reduktimi i  rreth 70 % të tyre.

"Nuk i pranojmë minjtë si pjesë normale e jetës në New York", ka thënë kryetari i bashkisë Bill de Blasio në një deklaratë.

Blasio ka theksuar se rajon të synuara të kësaj lufte janë Chinatoën, East Village dhe Lower East Side në Manhattan, Bushëick dhe Bedford-Stuyvesant në Brooklyn dhe Grand Cocourse në Bronx.

Në kuadër të luftës kundër minjve, qyteti planifikon të vendosë kompaktorë solar për mbeturina dhe kuti të çelikut, për t'i zëvendësuar shportat e vjetra prej teli.
 
Në Grand Concourse të Bronxit në muajin shkurt ishte raportuar për një të vdekur nga "leptospiroza" e ngjitur në urinën e minjve.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Shëndetësisë e New York-ut ka njoftuar se që nga viti i ri kanë marrë mbi 10 mijë ankesa nga qytetarët lidhur me minjtë.

Ndërkohë, shefja e Departamentit të Sanitarisë së New York-ut, Kathryn Garcia, u është drejtuar njujorkezëve duke thënë se "Mënyra më e mirë për t'i zhdukur minjtë është që ata të privohen nga koshat e mbeturinave në shtëpi dhe ushqimet në koshat e mbeturinave në rrugë".

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com