Hetimet e Prokurorisë shqiptare për trafik droge ndaj ish zyrtarit të transporteve në Sarandë, Klemend Balili, të cilësuar nga media greke si Eskobari i Ballkanit, kanë ngecur dhe prej më shumë se 6 muaj nuk ka asnjë veprim konkret në dosjen në ngarkim të tij.
Shkak, sipas burimeve të “Report Tv” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është përgjigja e munguar nga autoritetet Greke, të cilat ende nuk i kanë kthyer të dhëna hetuesve shqiptarë me anë të një letër porosi të dërguar që në Janar në Greqi.
Në letër porosi, hetuesit shqiptar, kërkonin pjesën e dytë të dosjes në ngarkim të Balilit si dhe audiopërgjimet mes tij dhe trafikantëve të arrestuar në Greqi.
Deri më 19 qershor 2017, kur kanë kaluar 6 muja nga letër porosia e dërguar në Greqi, ende nuk ka një përgjigje për kërkesën e hetuesve shqiptar.
Ndërkohë ndaj Balilit ka përfunduar hetimi pasurorë dhe rezulton se ai në emër të tij ka pasuri të pakonsiderueshme dhe gjithçka tjetër i përkasin familjarëve të tij.
Ndërkohë, ndaj Balilit prej 9 muaj është në fuqi urdhër arresti ndërkombëtar ende i paekzekutuar për llogari të Greqisë dhe policisë shqiptare.
Redaksia Online
J.Sh Shqiparja.com
/Shqiptarja.com