​Ngritja e organeve të Vettingut
Kuvendi seancë të hënën në 18:00

​Ngritja e organeve të Vettingut<br />Kuvendi seancë të hënën në 18:00
Kuvendi do të zhvillojë një seancë jashtë radhe të hënën në orën 18:00.
 
Në rendin e ditës është parashikuar ngritja e komisioneve që do të bëjnë procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ngritja e këtyre organeve kërkon edhe konsensusin e opozitës pasi në përbërjen e komisioneve të cilët do të bëjnë filtrimin e kandidaturave do të jenë edhe përfaqësues të opozitës. 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, paralajmëroi sot në mbrëmje se PD nuk do të marrë pjesë në seancën e të hënës. Deklaratë kjo që lë të kuptohet se komisionet e Vettingut nuk mund të jenë funksionalë pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës. 

Rendi i ditës:
Kuvendi mblidhet në seancë plenare ditën e hënë, 6.3.2017, ora 18.00
 
Rendi i ditës
 
1.   Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
 
 
2.   Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen  e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri