​Një mënyrë tjetër për dobësim
me lëkura portokalli të thara

​Një mënyrë tjetër për dobësim<br />me lëkura portokalli të thara
E keni ditur këtë mënyrë dobësimi me lëkura portokalli?

Portokallet jannë ndër frutat më të shëndetshme, të pasura me vitaminë C, A dhe B, gjithashtu përmbajnë magnez, fosfor, calcium dhe vlera të tjera ushqyese.

Por, duhet të dini se me lëkurat e portokallit do mund të krijoni një dietë tepër të lehtë për dobësim, gjithashtu ato përmbajnë më shumë vlera ushqyse se vetë tuli i këtij fruti.

Lëkura e portokaliit është shumë efektive në humbjen e peshës për shkak të përbajtjes së vitaminës antioksidante C, e cila ka aftësi të djegë dhjamin.

Së pari, qëroni portokallet dhe vendosini lëkurët në një vend të freskët dhe të thatë. Lërini të thahen dhe më pas janë gati për t’i përgatitur në formën e çajit.

Përbërësit
1 lugë gjelle lëkurë portokalli të thatë
1 gotë ujë i nxehtë
1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja
Shtoni lëkurët e portokallit në një enë me ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta. Më pas, kullojeni çajin dhe hidheni atë një një filxhan. Shtoni më pas edhe mjaltin sipas dëshirës.

Mund të konsumoni 2 gota në ditë nga ky çaj me lëkurë portokalli. Kjo do t’ju ndihmojë të mos shtoni në peshë, duke mbajtur kështu trupin në formë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot