​Një nga sulmuesët e Tiranës
i përfshirë në skandal seksual

​Një nga sulmuesët e Tiranës<br />i përfshirë në skandal seksual
Ekipi i Tiranës ka bërë zyrtare afrimin e sulmuesit 22 vjeçar, Junus Sentamu, me origjinë nga Uganda.

Sulmuesi 22 vjeçar në fillim të 2017 është përfshirë në një skandal seksual shkruan media vendase, watchdog.co.ug, dhe për këtë veprim Sentamu, u pezullua nga kombëtarja por nuk u largua nga grumbullimi për arsye që skandali mos të përhapej më shumë.

Skandali ka ndodhur në grumbullimin e lojtarëve të Ugandës, për "Kupën e Kombeve të Afrikës 2017", ku sulmuesi Junus Sentamu kryente rolin e ndërmjetësit për të siguruar prostituta për veten dhe pesë shokët e tij të skuadrës, gjatë kohës që ishin të grumbulluar në hotel.

Kjo thyerje e rëndë e rregullores ka bërë që sulmuesi i ri i Tiranës, të mos aktivizohet në asnjë ndeshje gjatë gjithë turneut të "Kupës së Kombeve të Afrikës 2017".

22-vjeçari Junus Sentamu, në pjesën e dytë të 2016 luajti për Ilves, në kampionatin e Finlandës, ndërsa nga fillimi I 2017 dhe deri me firmosjen me Tiranën ka qënë pa ekip.

Lajmi zyrtar për firmosjen me sulmuesin ugandez e dha vet klubi kryeqytetas ditën e hënë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori