Një mënyrë për të rënë në sy dhe për të tërhequr klientë, apo dicka tjetër? Uljan Kolgjegja, një taksist në Tiranë ka veshur makinën me tapiceri ku është stampuar fytyra e Donald Trump. Por gjërat janë më shumë se kaq.
Sepse Kolgjegja shprehet se ka ndërmarrë këtë veprim pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që ka fyer kandidatin republikan për Shtëpinë e Bardhë në SHBA.
Rama tha se, «Nëse Trump zgjidhet President i SHBA, është shumë real rrezikimi i raportit Shqipëri-Amerikë”.
Por idea e taksistit që nisi më shumë si inat ndaj kryeministrit të vendit të tij tërhoqi aq shumë klientë, sa ai nuk i kishte parë kurrë këto 13 vitet e fundit. Sipas Kolgjegja, Trump mund të zgjojë shpresa të reja për botën nëse do të zgjidhet President.
Skeptik tregohet sa i përket Hillary Clinton, kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë në SHBA.
«Shih botën sot, botën e Clinton e Obamas, plot me luftra...Nuk kanë bërë mjaftueshëm”, tha Kolgjegja, ndërkohë që shton se Trump, “përfaqëson ndryshimin”.
Por edhe pse Trump ka fituar zemrën e një shqiptari në Tiranë, ai pak orë më parë doli humbës në debatin përballë kandidates demokrate, Hillary Clinton.
Nuk e dimë sesi ndihet Kolgjegja për këtyë disfatë të parë të Trump, por mund të ngushëllohet me ndonjë personazh të ri.
Taksisti është një personazh i njohur në Tiranë sa i përket pasionit të tij për tatuazhet. Ai njihet për tatuazhin e famshëm me fytyrën e Sali Berishës në gjoks, si dhe për vizatimin e imazhit të moderatores Marina Vjollca në krah.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO