​Nxirreni nga shtëpia këtë lule,
fletët e helmëta mund të vrasin

​Nxirreni nga shtëpia këtë lule,<br />fletët e helmëta mund të vrasin
Shumica e njerëzve e konsiderojnë gjelbërimin në shtëpitë tona shumë të nevojshëm dhe janë të mendimit që shtëpia sa më shumë gjelbërim të ketë, aq më e këndshme do të ishte.

Mirëpo, disa lule janë shumë të rrezikshme dhe patjetër duhet të kemi kujdes.

Biblioteka Nacionale e Mjekësisë e SHBA-së thekson se Difenbahia (Dieffenbachia seguine), është njëra ndër lulet e preferuara të dhomës, e cila është shumë e përhapur në shumë shtëpi, banesa, zyra tona. Por a e dini që është një lule e rrezikshme?
 
Nëse lëpihet vetëm një copë flete, mund të shfaqen dhembje të forta, ndërkaq për një javë, personi i pakujdesshëm bëhet memec. Por nëse lëngu i kësaj bime arrin në sy, shkakton verbërimin.
 
Fëmijët mund të vdesin prej saj brenda një minute ndërsa më të rriturit, për 15 minuta, nëse konsumoni ndonjë pjesë sado të vogël të kësaj bime.
 
Me rastin e fshirjes së pluhurit nga fletët, mund të shfaqen skuqje dhe kruarje në lëkurë.

Në rast të helmimit me Defenbahia, rekomandohet që goja të pastrohet me leckë pëlhure të njomur me ujë dhe t’i lani sytë. Nëse personi ka rënë në kontakt me Defenbahinë, gjithashtu i duhet t’i jepet të pijë qumësht, pastaj të kërkojë ndihmën mjekësore.
 
Bima përmban kalcion dhe oksalat magnezi në përqindje të lartë.


Dieffenbachia seguine është një bimë tropikale me origjinë nga Amerika e Jugut, Brazili. Helmi i saj njihej qindra vite më parë, madje popujt e Amazonës e nxirrnin nga bima dhe helmonin me to shigjetat më të cilat luftonin mes tyre ose i përdornin për gjueti.

Brazilianët e duan shumë sepse për ta ajo është magjike Ka besëtytni se ajo përzë ndikimet e këqia, madje rreth e rrotull saj nuk rritet asnjë bar i keq.

Përvec Defenbahisë, ekzistojnë edhe lule të tjera të dhomës të cilat janë të rrezikshme t’i mbani në shtëpi.

Bimët më të rrezikshme janë: Azaleja, Klivia, Euphorbia, Monstera, Hortensia, Browallia L. Glorkiosa, Filandendroni, Oelandri dhe Krotoni.

Këto lule do të duhej t’i nxirrni nga shtëpia dhe nga ambientet ku jetoni e qëndroni për një kohë të gjatë, sidomos nëse në ato ambiente ka fëmijë.

Por nëse ju pëlqëjnë aq shumë, atëherë mbajini në zyra, por një këshillë, kur t’u merrni pluhurat, bëjeni me doreza, pasi mund të shfaqen kruarje në lëkurë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv