​OBSH në alarm, Virusi i gonorrheas
po bëhet i pashërueshëm

​OBSH në alarm, Virusi i gonorrheas<br />po bëhet i pashërueshëm
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka dhënë alarmin për “gonorrhean”, virusin seksualisht të tranmetueshëm, që po krijon imunitet ndaj ilaçeve duke u kthyer në virus të vështirë për t’u kuruar e madje në disa raste po bëhet i pakurueshëm.

OBSH, në një njoftim për shtyp të publikuar gjatë së premtes ka raportuar të dhënat nga 77 shtete, të dhëna që tregojnë se virusi gonorrhea po shton gjithnjë e më shumë imunitetin ndaj ilaçeve ekzistuese dhe se duhen ilaçe të reja për ta luftuar, ndryshe do të bëhet i pakurueshëm.

“Bakteret që shkaktojnë gonorrhean janë të zgjuara. Çdo herë që ne përdorim antibiotikë të rinj për ta trajtuar infeksionin, bacteria zhvillohet duke rezistuar”, tha Dr. Teodora Wi nga OBSH.

Në rastet e marra në studim, në disa shtete të ndryshme, është parë se antibiotiku që kuron këtë virus, nuk ka qënë frytdhënës dhe ka dështuar.

Dr. Wi shprehet se këto raste mund të jenë maja e ajsbergut, pasi sistemet për të diagnostikuar infeksionet e pakurueshme mungojnë në vendet më pak të zhvilluara ku gonorrhea është edhe më e përhapur.

Sipas të dhënave të OBSH, çdo vit 78 milionë njerëz infketohen nga gonorrhea, një virus që mund të infektojë organet gjenitale, rektumin dhe fytin.

Ky virus mund të merret nga seksi i pambrojtur vaginal, seksi anal dhe seksi oral, dhe mund të shkaktojë komplikacione serioze.

Virusi i gonorrheas prek më së shumti  femrat, dhe komplikacionet e saj variojnë nga sëmundjet inamatore të pelvikut, shtatzëninë ektopike dhe shterpësinë.

Gjithashtu infektimi me këtë virus rrit dhe rrezikun për prekjen nga virusi HIV.

Ky virus mund të parandalohet duke patur mardhënie seksuale të mbrojtura me prezervativë.

Një nga lajmërimet dhe këshillat e OBSH-së, është edhe kontrolli i meshkujve dhe femrave tek doktori, pasi shumë njerëz që janë të infektuar me gonorrhea nuk kanë asnjë simptomë dhe vazhdojnë të padiagnostikuar dhe patrajtuar, duke u bërë rrezik për përhapjen në masë të këtij virusi. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri