Krujë – Policia ka arrestuar një tjetër person si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur të shtunën në Thumanë. Uniformat blu kanë arrestuar një tjetër ndihmës për autorët e ngjarjes që është Sandër Gjona, 29 vjeç banues në Laç.
Gjatë operacionit për kapjen e tij, në cilësinë e provës materiale policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh. 29-vjeçari Gjona akuzohet për veprën penale të “Përkrahjes së autorëve të krimit” dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Ndërkohë, dy ditë më parë policia arrestoi Paris Gjetën, Prengë Gjetën, Ardian Gjonaj dhe Shpëtim Nikollën, të cilët po ashtu akuzohet se kanë ndihmuar autorët e krimit. Të akuzuarit për vrasjen e tre pjesëtarëve të familjes Ceku, akuzohen tre vëllezërit Kora dhe babai i tyre, Gurali Kora. Në kërkim mbetet ende një prej vëllezërve.
Armët e sekuestruara gjatë operacionit për arrestimin e Sandër Gjonajt:
•Një armë zjarri pistoletë TT model 54 e kalibrit 7.62 m/m,
•një krëhër me 7 copë fishekë model 54,kalibri 7.62 m/m,
•një armë zjarri automatik kallashnikov,
•një gyp gazrash armë zjarri me kasën e tij,
•një kapak kutisë tyte arme zjarri,
•një shtrat shuli të një arme zjarri.
Redaksia Online
(f,s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com