​Pacolli kërkon nga Armenia
njohjen e pasaportave të Kosovës

​Pacolli kërkon nga Armenia<br />njohjen e pasaportave të Kosovës
Në ditën e fundit të takimeve në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, takoi homologun e tij nga Armenia, Eduard Nalbandyan.

“Ne besojmë fuqishëm se njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Armenia do të forconte stabilitetin dhe paqen në rajon dhe do të promovonte perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të gjithë rajonit”, ka thënë Pacolli.

Më pas, ai e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij armen se “anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare do të mbetet një ndër prioritetet parësore të politikës së jashtme”, duke i kërkuar mbështetjen e shtetit të Armenisë në lidhje me këtë proces.

Pacolli kërkoi edhe njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës, duke argumentuar se deri më tash 185 shtete e pranojnë pasaportën e vendit tonë dhe se kjo do të lehtësonte lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët, se do të promovonte shkëmbimin ekonomik, akademik dhe turistik./telegrafi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre